Barcelona e mëson çmimin e Coutinhos

Barcelona e ka të qarta objektivin kryesor për afatin kalimtar dimëror: Philippe Coutinho.
Për këtë arsyeje, drejtuesit e Barçes nuk janë ndalur së punuar që nga mbyllja e afatit kalimtar të verës, shkruan Mundo Deportivo.

Si rezultat i punës së pandalshme në heshtje të drejtuesve të Barcelonës dhe po ashtu të lojtarit, Liverpooli më në fund është pajtuar për t’ia vënë çmimin lojtarit.

Bëhet fjalë për një shumë tejet të rëndësishme, goxha e lartë, hiç më pak se 145 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button