Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni sot do të jetë i vranët në shumë vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut, të cilat më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore dhe lindore ku lokalisht pritet të reshin mbi 50l/m2.

Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior, ndërsa në pjesët jugore erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të lëviz prej shtatë deri në 14 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 9 deri në 16 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë i vranët me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe me erë përkohësisht e përforcuar juglindore. Temperatura do të lëviz prej tetë deri në 10 gradë Celsius.

Të shtunën dhe të dielën reshjet do të jenë më të lokalizuara, por do të ketë kushte të jenë edhe të rrëmbyeshme. Reshje të borës do të ketë vetëm në malet më të larta në pjesët veriperëndimore. Nga e hëna do të fryjë erë veriore, ndërsa temperaturat do të jenë në ulje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button