BEI: Mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor në Maqedoni

Mbështetje për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe për mbrojtjen e mjedisit jetësor, kanë shprehur përfaqësuesit e Bankës Evropiane për Investim në takimin e sotëm me kryeministrin, Zoran Zaev.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, në takim Mateo Rivelini, shef i sektorit për projekte të Bankës Evropiane për Investim në Slloveni, Kroaci dhe Ballkanin Perëndimor dhe Dubravka Negre, shefe e zyrës rajonale për Ballkanin Perëndimor të BEI i kanë përshëndetur politikat zhvillimore të guximshme të kryeministrit Zaev dhe të Qeverisë që çojnë drejt stabilizimit ekonomit të shtetit dhe progresit.

Në këtë drejtim është biseduar për thellimin e bashkëpunimit me Bankën Evropiane për Investim, përveç në infrastrukturën edhe në përforcimin më të drejtpërdrejt të kapaciteteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Maqedoni, si dhe në pjesën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, stacionet për filtrimin e ujit dhe stacionet për trajtimin e mbeturinave.

заев

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë fuqimisht është e fokusuar të sigurojë mjedis jetësor të shëndoshë dhe të pastër për qytetarët e Maqedonisë. Shtetit i nevojiten investime kapitale të cilat munden në mënyrë të konsiderueshme ta përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve. Gjithashtu, jemi të përcaktuar t’i zhvillojmë ndërmarrjet vendore të vogla dhe të mesme dhe drejt mbështetjes së investimeve vendore dhe të huaja. Bashkëpunimi me BEI është i rëndësisë së madhe në realizimin e këtyre përcaktimeve programore të Qeverisë dhe prandaj në emër të qytetarëve të Maqedonisë dhe të Qeverisë u shpreh falënderim të madh për ndihmën dhe mbështetjen shumëvjeçare që e jep BEI për shtetin tonë edhe për mundësinë që ta intensifikojmë për të mirën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, tha kryeministri Zaev.

Në takim është theksuar se përcaktimi strategjik i Republikës së Maqedonisë janë BE dhe NATO dhe se reformat që i bën Qeveria me procesin inkluziv në shoqëri dhe me hapjen e mundësive për zhvillim ekonomik, i hapin dyert në këtë rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button