Zhbogar: Të gjitha palët në plan të parë t’i vendosin interesat e shtetit dhe ardhmërisë së tij

Pozicioni ynë është i qartë dhe i thjeshtë, si në të kaluarën ashtu edhe tani nuk komentojmë procese gjyqësore, duhet të lëmë që gjyqësia ta kryejë punën e saj, deklaroi pasdite, ambasadori evropian Samuel Zhbogar në Strugë.

“Menjëherë pas ngjarjeve të 27 prillit theksuam se duhet të ketë llogaridhënie për gjithçka që ndodhi në Parlament. Pritjet tona janë të gjitha palët  dhe faktorët e interesuar në plan të parë t’i vendosin interesat e shtetit dhe ardhmërisë së tij”, tha Zhbogar, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve  në Forum “Decentralizimi  sërish në fokus”, që në organizim të Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Misionit të UNDP-së në Maqedoni dhe Delegacionit të BE-së që nga pasditja po mbahen në Strugë, transmeton MIA. 

I pyetur në lidhje me përgjegjësinë në të cilën janë thirrur disa deputetë  për të cilët gjykata kërkon paraburgimin për pjesëmarrje në ngjarjet në Kuvend më 27 prill, Zhbogar tha të gjithë janë të barabartë para ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button