Kujdes me celularin, edhe bateria e tij “vdes” nga i ftohti!

Mos harroni të visheni sa më trashë këto ditë të ftohta, me minimalisht 2 shtresa poshtë xhupit. Me dhjetorin që po vjen, mbase është momenti i duhur për të dëgjuar këshillat e mamasë tuaj për 2 kanatiere poshtë.

Megjithatë, ju ka ndodhur që bateria e telefonit t’ju bjerë jashtëzakonisht shpejt këto kohë? Mos u habisni aspak, sepse edhe bateria e celularit vuan nga moti i ftohtë, shkruan Bordo.al. 

Rezultate imazhesh për mobile in pocket

Bateritë litium-ion, që janë bateritë më të përhapura ndër smartphone, nuk reagojnë mirë nën ftohtësi dhe humbasin energji në mënyrë të frikshme e të menjëhershme.

Është mirë që të mos e lini celularin në vende të ftohta, por ta mbani ngrohtë në xhepin tuaj. Po ashtu, vendosini një kasë cilësore, që e mbron dhe njëkohësisht i ruan temperaturën normale.

Rezultate imazhesh për mobile charging

Rëndësi ka dhe mënyra se si e karikoni, pasi i bie bateria. Mos tentoni ta ndizni menjëherë, sepse do t’i bëni më tepër dëm. Lërini kohë që të ngrohet dhe të marrë paksa karikim, e më pas rindizeni. Prisni derisa të karikohet plotësisht, për një rezultat më të mirë dhe më afatgjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP