Studentët kërkojnë organizim funksional dhe të pavarur studentor

Pas konsultimeve me katër universitetet në Maqedoni, student sot u ulën në tryezën e rrumbullakët ku diskutuan lidhur me organizimin studentor, dhe të njejtët kërkuan që parlamentet studentore të jenë të pavarura dhe funksionale.

“Organizimi studentor hapi kutinë e Pandorës në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi. U vërtetua se Universiteti nuk dëshiron t’i ndihmojë studentët. Ata student që janë pjesë e parlamentit studentor duhet të mbrojnë të drejtat e studentëve dhe të kenë përgjegjësi. Gjithashtu parlamenti studentor duhet të jetë pjesë e universitetit, sepse ashtu do të fitohet kohezion më i madh. Studentët duhet të dinë se çka është e drejta e votës dhe të mësojnë se si ta përdorin, dhe gjatë procedurë së votimit të mos rrihen nga komisionet, siç ndodhi radhës së kaluar. Shpresojmë që kjo konferencë ku po bisedohet për organizimin studentor të jetë edhe pikënisja dhe të fillojnë ndryshimet”, tha Dea Zdravkovska nga Plenumi studentor.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Renata Deskoska thta se me organizimin e ri studentor do të hapen dyert e demokracisë në amfiteatro dhe do të dëgjohet zëri i studentëve.

“Amfiteatrot janë shkolla e demokracisë, eksperiencën që do të marrin aty studentët do të mësojnë se si duhet të luftohet për të përfaqësuar të drejtat e tyre. Qëllimi im është autonomia e të gjithëve në marrëdhënie me lirinë e hulumtimit, lirinë e mendimit dhe gjithçka që nënkupton autonominë në suaza të universitetit. Parlamenti duhet të jetë pjesë e universitetit dhe i liruar nga çdo ndikim politik”, tha Deskoska.

Në debat mori pjesë edhe deputeti Petar Atanasov, i cili tha se gjithmonë ekziston mundësia dhe hapësira për përmirësime.

“Shoqëria jonë dështoi në dhënien e provimit lidhur me të rinj, harruam apo nuk donim të mendojmë për të rinj, sidomos për segmentin e organizimit studentor. Shoqëria nuk kishte vlera të cilat i mësonin të rinj, ose të rinjtë mësonin për vlera të gabuara. Të gjithë se bashku duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha Atanasov.

Debati u organizua nga Forumi arsimor rinor dhe Fondacioni për shoqëri të hapur në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button