Bullgarët dhe rumunët do të udhëtojnë pa viza në Kanada

Komisioni Evropian sot e përshëndeti heqjen e vizave për Kanadanë për shtetasit e Bullgarisë dhe të Rumanisë

“Kjo arritje ka të bëjë me përpjekjet dhe angazhimet e mëdha diplomatike, të bëra në nivel politik dhe teknik nga ana e BE-së, Kanadasë, Bullgarisë dhe Rumanisë”, thekson Komisioni.

Në kumtesën e KE-së me këtë rast citohet eurokomisarja për dixhitalizim, Maria Gabriel, e cila e vlerësoi eliminimin e vizave kanadeze si një sinjal i qartë për bullgarët dhe rumunët, si dhe për botën se Evropa është e bashkuar dhe e vendosur të mos ketë “klas të dytë” të qytetarëve.

 	не-виза

Eurokomisari për emigrime dhe punë të brendshme, Dimitris Avramopulos, tha se nesër për bullgarët dhe rumunët do të jetë “ditë e madhe”.

Sipas tij, heqja e vizave tregon se përpjekjet diplomatike dhe puna me durim u kurorëzuan me një fryt. Avramopulos shtoi se arritja e reciprocitetit të plotë të vizave për të gjithë qytetarët e BE-së është detyrë kryesore.

Që të arrihet i a.q. reciprocitet i vizave, është e nevojshme të gjitha vendet qytetarët e të cilëve udhëtojnë në BE pa viza të mos kërkojnë viza për evropianët të cilët i vizitojnë. Tani për tani SHBA-ja, kërkon viza për qytetarët e Bullgarisë, Kroacisë, Qipros, Polonisë dhe Rumanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP