Vardari i shpëtoi humbjes nga Shkupi

Ndeshja e mbetur në kuadër të 1/8 të Kupës së Maqedonisë në mes Vardarit dhe Shkupi ka përfunduar me barazim 1:1, ndërsa ky rezultat është pozitiv për skuadrën e trajnerit Ardian Nuhiu, duke marrë parasysh se ndeshja e kthimit do të luhet në Çair.

Skupi ka avancuar e para me golin e shënuar në minutën e 8-të nga Alen Jasharovski, ndërsa me këtë rezultat është mbyllur edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Vardari kishte më shumë nga loja duke kërkuar barazimin, ndërsa Shkupi ishte përqendruar në mbrojtje. Vardari barazoi në minutën e 59-të, me Bargesian i cili duke tentuar të kroson, topi përfundon pas shpinës së portierit Zendeli.

Vardari kishte dhe dy raste tjera, ndërkohë edhe Shkupi mundej të merrte fitoren, pasi në 10 minuta e fundit kishte dy raste ideale. Stojkovski ishte ai i cili mundej të gjunjëzon Vardarin, fillimisht goditjen e tij e ndali mbrojtësi Musliu, ndërsa në kohën shtesë shtylla ishte shpëtimtar i portës së Vardarit. Vlen të përmendim se Shkupi në 10 minutat e fundit luajti me një lojtar, pasi që Nuhiu kishte kryer të tri zëvendësimet, u lëndua Husein Demiri, i cili la ekipin në vështirësi.

Ndeshja e kthimit do të luhet me 17 dhjetor në stadiumin e Çairit me fillim në orën 13:00, ndërsa fituesi I këtij dueli në çerekfinale do të takohet me Shkëndijën e Tetovës. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button