Mercedes-Benz CLS i ri, teknologjia i shtohet elegancës (Foto)

Mercedes-Benz CLS i vitit 2003 i hapi rrugën makinave pa “çati” dhe tani, pothuajse 15 vjet më pas, ka nxjerrë një brez të ri të modelit pioner të tij, transmeton Top Channel.

Salloni i Los Angeles u zgjodh për prezantimin e modelit të ri, që, duke parë fotot e para, është një model estetik me më pak linja, tendencë që Mercedesi e ka bërë të qartë se do të jetë mbizotërues në modelet e ardhshme.

CLS 2018 do të kushtojë rreth 60 mijë euro dhe do të dalë në shitje në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

Mendohet se kjo makinë, që do të ketë vend për 5 persona, do të arrijë nga 0 në 100 km/h për 4.8 sekonda.

Sigurisht që ky mjet do të ketë edhe një paketë asistence, që do të përfshijë funksione të ngjashme me drejtimin automatik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP