Bejli komentoi arrestimet për 27-prillin: Kuvendi faktor i rëndësishëm

Në lidhje me arrestimet, paraburgimet dhe mbledhjen e Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit të deputetëve të Maqedonisë që duhet të mbahet sot pas konventimitkërkesës së Gjykatës Penale për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve të arrestuar për terrorin e 27-prillit, sot ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli, u shpreh se në zhvillimet e fundit Kuvendi i Maqedonisë ka rol të rëndësishëm, njofton Portalb.mk.

“Arrestimet masive për ngjarjet e 27-prillit në Kuvend, janë zhvillime të rëndësishme dhe se po i ndjek me vëmendje të madhe. Unë qëndroj pas deklaratës së djeshme të Ambasadës së Amerikës. Policia dhe Porkuroria duhe të jenë tranparente në procesin e zhvillimit të këtyre ngjarjeve. Edhe Kuvendi ka rol të rëndësishëm në tërë këto zhvillime”, tha Bejli.

Ndërkaq dje Ambasada e Amerikës në Maqedoni bëri thirrje për transparencë më të madhe dhe ndjekje të procedurave dhe ndriçim i ngjarjeve të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

“I ndjekim lajmet për arrestimet. I bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të vazhdojnë me zgjidhjen e rasteve me transparencë absolute dhe me respektim të proceseve juridike. Edhe pse kryerësit e sulmeve të 27 prillit duhet të përballen me përgjegjësi për veprat e kryera, përsëri të gjithë personat kanë të drejtën e prezumimit të pafajsisë”, thanë nga Ambasada e ShBA-së në Maqedoni.

Përndryshe, Komisioni për Çështje të Rregulloreve dhe të Mandatit dhe Imunitetit sot do të debatojë për kërkesat për paraburgim për gjashtë deputetët me kërkesë të Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Në përputhje me nenin 53, paragrafi 5 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kryetari i Kuvendit Xhaferi ia dorëzoi Komisionit për Çështje të Rregulloreve, Mandatit dhe Imunitetit kërkesat për aprovimin e paraburgimit të deputetëve Kërsto Mukoski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski dhe Zhaklina Peshevska, të parashtruara nga Gjykata Themelore Shkup I Shkup, Seksioni për krim të organizuar dhe korrupsion IV KOK.PP. nr.384/17 prej më 28 nëntor të vitit 2017.

Komisioni obligohet ta shqyrtojë dhe në afat prej dy ditëve të dorëzojë raport deri te kryetari i Kuvendit. Në bazë të raportit të Komisionit, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditëve nga marrja e kërkesës për paraburgim të deputetit, vendos për kërkesën. Për heqjen e imunitetit të deputetit është e nevojshme shumicë e thjeshtë. Pas njoftimit për paraburgim të deputetit, i cili nuk i referohet imunitetit, Kuvendi mund të vendos të zbatohet imuniteti ndaj deputetit, nëse kjo është e nevojshme për kryerjen e funksionit të deputetit.

Ndryshe, kërkesa për shqyrtimin e imunitetit të gjashtë deputetëve të Maqedonisë vjen pas arrestimit të tyre më 28 nëntor pasi që Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit informoi se është hapur procedurë hetuese kundër 36 personave të involvuar në ngjarjet e përgjakshme nga hyrja e dhunshme në Dhomën Ligjdhënëse, ku protestuesit e “Maqedoni të Përbashkët” pas shpalljes së kryeparlamentarit të ri të Maqedonisë, Talat Xhaferi hyrën në shtëpinë legjislative duke demoluar dhe terrorizuar gjithçka para vetes. Në këtë sulm ndaj Kuvendit u sulmuan edhe deputetë e gazetarë të shumtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button