Tramp iu drejtua Mejit: Më lër mua, fokusohu në terrorizmin islamik në Britani

Presidenti amerikan, Donald Tramp sot, përmes rrjetit social Tuiter, i bëri thirrje kryeministres britanike Tereza Mej të mos merret me të, por të angazhohet rreth problemit me islamizmin radikal në Britani.

Reagimi i Trampit vjen pasi që Mej dhe politikanë të tjerë britanikë e kritikuan Trampin që në Tuiter publikoi komente nga politikania nacionaliste britanike, Xhajda Fransen.

Porositë të cilat Tramp dje i ripublikoi nga Fransen përmbajnë video nga islamistë të cilët rrahin dhe gjuajnë njerëz nga ndërtesa, një mysliman i cili thyen statujën e Shën Mërisë dhe gjoja sulm të emigrantëve myslimanë ndaj një djali nga Holanda i cili ecte me paterica.

Frensen është anëtare e partisë së vogël Britania e Para, e cila shpesh është kritikuar nga partitë e tjera britanike për shkak të qëndrimeve nacionaliste të kryesisë së saj. Kryeministrja Mej dje deklaroi se hapi i Trampit, për të ripublikuar porosi të Fransenit, është gabim.

“Mos u fokuso tek unë, Tereza Mej, fokusohu në terrorizmin radikal islamik shkatërrues që po ndodhë në Britani. Ne e kemi mirë këtu”, u kundërpërgjigj Tramp në porosinë në Tuiter drejtuar kryeministres britanike Tereza Mej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button