Han: Zgjidhje e mundshme për Maqedoninë në gjysmën e parë të vitit 2018

Eurokomisari për zgjerim dhe politikë të mirë fqinjësore, Johanes Han pret në gjysmën e parë të vitit 2018 të gjendet zgjidhje politike me Greqinë për hapjen e negociatave me Maqedoninë për anëtarësim në BE.

“Tani kemi dritare të mundësive nga mesi i vitit të ardhshëm kur fillon fushata zgjedhore në Greqi. Gjithnjë e më tepër kuptohet nevojitet se zgjidhje politike duhet të gjendet”, thotë Han në intervistë për gazetën austriake “Viner Cajtung”.

Thekson se në këtë drejtim është edhe klima e përmirësuar politika mes Shkupit dhe Athinës.

“Marrëdhëniet mes Greqisë dhe IRJM-së janë përmirësuar shumë, falë përpjekjeve aktive të qeverisë së re në Shkup”, deklaroi Han, duke shtuar se edhe tek qeveria në Athinë ka vullnet për gjetjen e zgjidhjes politike.

Han përkujton se Komisioni evropian deri më tani dha nëntë rekomandime për fillim të negociatave me Maqedoninë. Thekson se edhe shtetet anëtare të BE-së tani e kuptojnë se vendet nga Ballkani Perëndimor duhet të kenë perspektivë të qartë për eurointegrim në mënyrë që të sigurohet stabilitet afatgjatë në rajon.

Si shembull të mirë në të cilin u tregua roli pozitiv i BE-së, eurokomisari e theksoi tejkalimin e krizës politike në Maqedoni. Me të, thekson Johanes Han, u bë e qartë se angazhimi i BE-së mund të bëjë dallim dhe se vendet nga rajoni duhet të kyçen në rrjetin e sigurisë evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button