Vazhdon gjykimi për lëndën “Trust” ku i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike ku i dyshuar i parë është biznesmeni Sead Koçan si dhe tre persona juridik dhe dy persona fizik, mes të cilëve edhe menaxhuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP nga Studeniçani për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it, njofton Portalb.mk.

Sot në seancë  si dëshmitar duhet të dëgjohet Vasill Ristovski, menaxhues i kompanisë “Sileks”

Prokuroria Speciale Publike në seancën e kaluar e prezantoi listën me  1.560 dëshmi.

PSP hoqi dorë nga një pjesë e dëshmive, për të cilat duhet përkthim, në çka reaguan avokatët e të paditurve, duke mos u dakorduar me këtë, sepse ka pasur dokumente që janë të rëndësishme për të akuzuarit. Gjykatësja e angazhoi Prokurorinë që të sigurojë përkthim të dokumenteve që janë në gjuhë të huaja, mes të cilëve ka edhe fatura në gjuhën turke, holandeze dhe boshnjake, duke përkujtuar se gjuha zyrtare është gjuha maqedonase me alfabetin e saj cirilik.

Mbrojtja kërkoi që si dëshmi të mos deponohen 155 dokumente, si dhe të përjashtohen edhe audiomaterialet që kanë të bëjnë me dy biseda telefonike – një mes Kirill Bozhinovskit dhe Vllatko Çingovskit, ndërsa e dyta mes Nikolla Gruevskit dhe Vllatko Çingovskit.

Nga PSP theksuan se ato janë dëshmi të rëndësishme për ta dhe opinioni duhet të dijë se çka ka ndodhur. Gjykata nuk e pranoi propozimin e mbrojtjes, por edhe nuk lejoi që të nxirret dëshmi me disk me llogari të përpunuara bankare.

Përndryshe, Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit. Këto tre ndërmarrje në tender kanë konkurruar si konzorcium, kurse bartës kryesor i tyre ka qenë “Trans Met”.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button