Fillon me stërvitje mesfushori i Shkëndijës, Vujçiç

Ekipi i Shkëndijë së Tetovës në atmosferë pozitive vijojnë seancat stërvitore për ndeshjen e fundit të gjysmësezonit vjeshtor, kur të dielën në Tetovë takohet me me Pelisterin.

Me vendin e parë në tabelë futbollistët duan përfundim me fitore, për të mbajtur distancën me ndjekësit më të afërt. Risi në seancën e djeshme stërvitore ishte prania e Stefan Vujçiçit, i cili katër muaj pasi këputi ligamentin e përparmë të këmbës së djathtë, paraqitet në seancën stërvitore, por edhe më tej duke vazhduar punën në mënyrë individuale.

Mesfushori gjermano-kroat pasi kaloi pjesën e terapive dhe rikuperimit pas ndërhyrjes kirurgjikale, tani më ka nisur me vrapime të lehta.  Vujçiç pritet të fillojë punën me ekipin në fazën përgatitore të janarit, ndërsa nëse gjithçka do të shkojë mirë, ai pritet të jetë i gatshëm për lojë në fillim të gjysmësezonit pranveror. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button