Gjashtë muaj dënim me kusht për Jordan Ristevski i cili e pranoi fajin për rastin “Shuplaka”

Gjashtë muaj dënim me kusht mori edhe ish-këshilltari i VMRO-DPMNE-së së Komunës Qendër, Jordan Ristevski i cili e pranoi fajin për rastin “Shuplakat”, njofton Portalb.mk.

Ish-këshilltari Ristevski para gjykatës tha se e pranon fajin pa kërcënime dhe presione duke shtuar se në të ardhmen nuk do të kryej vepër tjetër penale.

Ai është i dyshuari i dytë në këtë lëndë që e ka pranuar fajin. Më parë fajin e pranoi edhe këshilltari Tomisllav Llazarov i cili gjithashtu u dënua me dënim me kusht prej gjashtë muajsh.

Gjykimi për 13 të akuzuarit e tjerë në lëndën “Dhunë në Qendër”, është caktuar për me 7 dhjetor.

Ndryshe, në mes të akuzuarve për rastin “Shuplakat” janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja, Daniella Rangellove dhe dhjetëra persona tjerë.

Më poshtë mund ta dëgjoni bisedën e përgjuar:

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button