Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell, në pjesët perëndimore me reshje të shiut, të cilat në perëndim do jenë më të rrëmbyeshme. Do të fryjë erë e përforcuar jugore. Temperatura do të lëvizë prej pesë deri në 16 gradë.

Në Shkup do të jetë me vranësira, me reshje të shiut.  Do të fryjë erë e përforcuar jugore. Temperatura do të arrijë deri në 12 gradë.

Valë e re e lagësht dhe relativisht e ngrohtë  me reshje më të mëdha të shiut do të jetë deri të shtunën. Të premten reshje do të ketë në më shumë vende, ndërsa të shtunën në pjesët lindore  të vendit ku do të ketë kushte për bubullima. Borë do të ketë në malet me të larta se 2000 metra lartësi mbidetare. Të shtunën reshjet do të përcillen edhe me bubullima. Nga gjithë vala e lagësht pritet në më shumë vende të reshin mbi 50 l/m2, ndërsa në pjesët e skajshme perëndimore lokalisht edhe mbi 100l/m2 shi.Të dielën dhe të hënën reshjet do të jenë lokale, ndërsa temperaturat do të jenë në rënie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button