BE deklarohet për arrestimin e dhunuesve të Kuvendit në Maqedoni  

“Me rëndësi që të konstatohet përgjegjësia për ndodhitë në Kuvend më 27 prill dhe i ftojmë të gjitha partitë të sillen me përgjegjësi”, kështu deklaron, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, pas arrestimit të dhunuesve të Kuvendit, njofton Portalb.mk.

Sipas saj, edhe pse BE nuk do të komentojë procedura gjyqësore ose hetime, megjithatë, pret sjellje me përgjegjësi nga partitë politike.

“BE nuk do të komentojë hetime që janë në rrjedh ose procedura gjyqësore. Me kujdes i ndjekim ndodhitë dhe presim që të gjitha partitë të sillen me përgjegjësi dhe në pajtueshmëri me ligjin. BE edhe më parë e ka theksuar rëndësinë për konstatimin e përgjegjësisë për ndodhitë e 27 prillit në Kuvend”, thotë Kocijançiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button