Prani e fuqishme policore në Mostar pas aktvendimit në Hagë

Prani e fuqishme policore është vërejtur sot në rrugët e qytetit të Bosnjës, Mostar, pas shqiptimit të aktvendimit kundër gjashtë udhëheqësve të kroatëve të Bosnjës dhe pas vrasjes dramatike të gjeneralit, Sllobodan Praljak në sallën gjyqësore të Tribunalit në Hagë.

Mostari ka pjesë shumicë të kroatëve dhe boshnjakëve, ndërsa aktvendimet u shqiptuan pikërisht për krime të kryera nga ana e forcave kroate mbi boshnjakët.

Pjesa më e madhe e kafeneve në qytet sonte janë mbyllur, njoftojnë mediat lokale, ndërsa në pjesën lindore, boshnjake të qytetit, janë sistemuar pjesa më e madhe e përforcimeve policore.

Pjesa më e madhe e organizatave të veteranëve kroatë nga lufta paralajmëruan tubim në nder të gjeneralit Praljak dhe pesë të dënuarve tjerë udhëheqës politikë dhe ushtarakë kroatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button