Qeveria çeke dha dorëheqje

Qeveria ekstreme majtiste e kryeministrit çek Bohuslav Sobotka parashtroi dorëheqje, duke ia lënë vendin miliarderit Andrej Babish, i cili fitoi në zgjedhjet muajin e kaluar.

“Qeveria e miratoi dorëheqjen e vet, ajo do t’i dorëzohet presidentit që sot”, tha Sobotka pas seancës së rregullt të qeverisë, transmeton MIA. 

Qeveria e koalicionit të kryeministrit në largim ishte e para në 15 vitet e fundit e cila mbeti në pushtet për një mandat. Gjatë kësaj qeverie, është arritur një rritje e konsiderueshme ekonomike, e cila ka çuar në uljen e papunësisë në nivelin më të ulët në të gjitha vendet e BE-së dhe në një rritje të shpejtë të të ardhurave për dhjetë vjet.

Partia e Babishit, Aksion i qytetarëve të pakënaqur 2011 (ANO) nuk arriti të pajtohet me asnjë nga tetë partitë parlamentare për të formuar një qeveri të përbashkët dhe kështu ai vendosi të formojë një qeveri të pakicës që pritet më 13 dhjetor të konfirmohet edhe nga presidenti Milosh Zeman, pas çka menjëherë do të marrë detyrën.

Kjo do të lejojë që Babishi të marrë pjesë në samitin e BE-së më 14-15 dhjetor, ku tema kryesore do të jetë përparimi në bisedimet me Britaninë e Madhe për dalje nga BE-ja. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP