Trump shpërndan në Twitter video anti-muslimane

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter tre video incizime antimuslimane të cilat më herët i ka publikuar zëvendës-liderja e grupit ekstrem djathtist britanik Jayda Fransen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një video tregohet një burrë i cili sulmon një person me paterica, për të cilin Fransen pohon se është migrant. Dy videot tjera pasohen nga e para, ndërsa ultra-djathtistja britanike pohon se edhe në to janë muslimanë.

Fransen përshëndeti shpërndarjen e videove nga Trump duke shkruar “Zoti të bekoftë Trump! Zoti e begatoftë Amerikën!”.

Gjykata britanike kreun e lëvizjes ultra-djathtiste “Britain First” në nëntor të vitit 2016 e dënoi për shqetësim fetar.

Lëvizja “Britain First” është e njohur për sulme anti-islame, protesta kundër xhamisë dhe provokime.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button