Talat Xhaferi i dorëzoi te Komisioni kërkesat për aprovimin e paraburgimit të deputetëve

19. 15 – “Në përputhje me nenin 53, paragrafi 5 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi i dorëzoi te Komisioni për çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit kërkesat për aprovimin e paraburgimit të deputetëve Krsto Mukoski, Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski dhe Zhaklina Peshevska, të parashtruara nga Gjykata Themelore Shkup I Shkup, Seksioni për krim të organizuar dhe korrupsion IV KOK.PP. nr.384/17 prej më 28.11.2017.” njoftoi Kuvendi.


Deputetet
Deputetët e VMRO-së që kërkohet tu hiqet mandati

18.30 – Seanca e Komisionit kuvendor për çështje procedurale mandatare-imunitare, e cila duhet të debatojë për kërkesat për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve të cilët dyshohen për pjesëmarrje në dhunën e 27 prillit në Parlament me siguri nuk do të mbahet sonte, ndërsa pritet të caktohet për nesër.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për MIA-n thotë se kërkesat do të dorëzohen deri te Kuvendi ashtu siç është përshkruar me Rregulloren dhe nuk ka nevojë të shpejtohet. Afatet dhe procedura do të respektohen.

Gjykata penale dje, pas orës 18:00 deri te Kuvendi ka dorëzuar kërkesa për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve për shkak të paraburgimit. Ata dyshohen për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit në lidhje me dhunën që ndodhi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të këtij viti.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, pasi do t’i pranojë këto kërkesa duhet t’i dorëzojë deri te kryetari i Komisionit për çështje procedurale mandatare-imunitare, Pavle Bogoevski.

Pasi njoftimi do të arrijë deri te Komisioni, ai obligohet ta shqyrtojë dhe në afat prej dy ditëve të dorëzojë raport deri te kryetari i Kuvendit. Në bazë të raportit të Komisionit, Kuvendi më së voni në afat prej tre ditëve nga marrja e kërkesës për paraburgim të deputetit, vendos për kërkesën. Për heqjen e imunitetit të deputetit është e nevojshme shumicë e thjeshtë. Pas njoftimit për paraburgim të deputetit, i cili nuk i referohet imunitetit, Kuvendit mund të vendos të zbatohet imuniteti ndaj deputetit, nëse kjo është e nevojshme për kryerjen e funksionit të deputetit.

Deputetët në pushtet kanë shumicë në Komisoonin për çështje procedurale mandatare-imunitare, kështu që pritet vendimi të sillet edhe nëse deputetët e opozitës gjegjësisht të VMRO-DPMNE-së nuk marrin pjesë në seancë. Anëtarë të këtij komisioni janë edhe dy nga deputetët për të cilët ka informacione se është kërkuar paraburgim, por sipas Rregullores edhe ata duhet të njoftohen për seancën. Vendin e tyre në Komision do ta marrin zëvendës-anëtarët e grupit të deputetëve.

Zëvendëskryetari i Komisionit është deputeti Petar Atanasov, ndërsa anëtarë janë Miroslav Jovanoviç, Aleksandar Kiçkovski, Sashko Kostov, Agim Shaqiri, Trajko Veljanoski, Johan Tarçullovski, Kërsto Mukoski dhe Boris Zmejkovski, ndërsa zëvendës janë Goran Misovski, Hari Lokvenec, Sashko Atanasov, Mirsada Emini – Asani, Vladimir Gjorçev, Nevenka Stamenkovska, Nikolla Poposki dhe Zoran Gjorgjievski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button