Zaev dhe Ahmeti në takim te Talat Xhaferi

Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, kanë arritur në Kuvend për tu takuar me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi, për tu koordinuar në lidhje me veprimin e Kuvendit dhe Komisionit kuvendor për çështje procedurale mandatare-imunitare, i cili duhet të diskutojë për heqjen e imunitetit të 6 deputetëve nga radha e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të Nikolla Gruevskit.

Deputetët akuzohen për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit në lidhje me dhunën që ndodhi në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button