Gjykata në Veles e miratoi propozimin për procedurën e falimentimit në “Feni”

Gjykata themelore në Veles sot e miratoi propozimin për hapjen e procedurës së falimentimit në “Feni Industri Kavadar. Për drejtues të falimentimit është emëruar Miroslav Anastasievski nga Gostivari.

Njëherit gjykata iu bëri thirrje bankave kreditore në afat prej 15 ditëve t”i dorëzojnë kërkesat.

Gjykata solli edhe vendim dhe caktoi seancë dëgjimore në Gjykatën e Velesit më 11 janar të vitit 2018.

Paraprakisht, bankat kreditore në “Feni Industri” përmes një kumtese informuan se kanë marrë një porosi elektronike nga “Enekod” në të cilin njoftojnë se nuk do të kenë mundësi t’i paguajnë pagat e të punësuarve.

Drejtpërdrejtë pas kësaj vijoi një kumtesë e bankave kreditore në lidhje me informacionet jozyrtare të plasuara në shumë mediume se “Enekod” i ka ofruar 35 milionë euro “Feni”-t, bankat kreditore theksojnë se në opinion nuk do t’i komentojnë elementet nga oferta.

“Theksojmë se letra duron gjithçka, ndërsa oferta serioze duhet të mbështetet ose me garanci bankare ose me mjete të deponuara. Sërish përsëritim se bankat kreditore kishin një parakusht të vetëm për ta analizuar seriozitetin, qëndrueshmërinë dhe pranueshmërinë e ofertës nga ofruesit dhe ajo është që paraprakisht tua paguajnë pagën e mbetur punëtorëve nga mjetet personale”, qëndron në kumtesën nga bankat kreditore.

Njëherit përkujtojmë se “Enekod” në mëngjes i ka njoftuar se nuk do të mund t’i paguajë pagat e punëtorëve në Feni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button