Stevo Pendarovski emërohet koordinator nacional për NATO-n

Stevo Pendarovski është emëruar koordinator nacional për përgatitjen e Maqedonisë për anëtarësim në NATO, informoi sot zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski, njofton Portalb.mk.

Vendimi për emërimin e deputetit të LSDM-së dhe ish-kandidatit për kryetar, Pendarovskin për koordinator shtetëror në NATO është miratuar në seancën e djeshme qeveritare.

Pendarovski do ta merr funksionin pasi që vendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare. Deri atëherë mbetet deputet në Kuvend, ku është zëvendës anëtar i Komisionit kuvendor për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit dhe Agjencisë së Inteligjencës.

Maqedonia kishte koordinator shtetëror për NATO-n në përudhën prej 2006 deri 2009 kur në atë funksion u emërua ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Ky funksion mbeti i zbrazët dhe në pezullim pas mosskuksesit të Maqedonisë që të marrë ftesë për anëtarësim në Samitin e Bukureshtit në vitin 2008.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button