Kallëzim penal për ish-kryetarin e komunës së Çeshinovës-Obleshevës Kostadin Liçkov

Stacioni policor Koçan parashtroi kallëzim penal kundër ish-kryetarit të komunës së Çeshinovës-Obleshevës Kostadin Liçkov (39) për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit”, raporton MIA.

Liçkov në vitin 2014 pa zbatuar furnizim publik ka zgjedhur subjekt juridik nga Shkupi që të kryejë incizim ajror me dron gjatë aktiviteteve treditore për shënim të festës së komunës “Shën Mëria e Vogël”, përcjell Portalb.mk.

Me këtë, sipas MPB-së, i ka kaluar kufijtë e autorizimeve të tij dhe ka vepruar në kundërshtim të Ligjit për furnizime publike.

Më 10 dhjetor të vitit 2014, i denoncuari i personit juridik ia ka paguar faturë, me ç’rast e ka dëmtuar buxhetin e komunës për 87.084 denarë.

LEXO: Ngritët padi penale për kryetarin e Komunës së Shtipit për keqpërdorim të detyrës zyrtare

LEXO: Një inspektor i MPB-së është arrestuar për dyshime mbi keqpërdorimin e detyrës zyrtare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button