VMRO-DPMNE-ja filloi bllokimin e rrugëve në Shkup (VIDEO)

Ashtu siç u parlajmërua, VMRO-DPMNE-ja në shenjë revolte për arrestimet e djeshme të të akuzuarve për terrorin e 27-prillit ka nisur bllokimin e rrugëve në Shkup, njofton Portalb.mk.

Siç mund të shihet nga videoja e televizionit “Alsat-m”, është bllokuar udhëkryqi në afërsi të Qendrës Tregtare Mavrovasja.

Sipas paralajmërimeve protesta pritet të ketë edhe para objektit të Ministrisës së Drejtësisë prej orës 18:00.

_______________________________________________________________________

13:45- Opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE e cila dje protestoi kundër arrestimit të të akuzuarve për sulmin e 27-prillit bëhet e ditur që edhe sot do të vazhdojë me protestën, njofton Portalb.mk.

Është njoftuar se sot, gjatë periudhës kohore 15:00-17:00 do të bllokohet udhëkryqi te Qendra Tregtare Mavrovasja, Porta Vllae, udhëkryqi ndërmjet bulevardit “Jane Sandaski” dhe “Serbia” në lagjen Lisiqe e re dhe te “rampa” në lagjen Kisella Vodë.

Partia e VMRO-DPMNE-së do të organizojë protestë edhe para Ministrisë së Drejtësisë në orën 18:00.

“Në të njëjtën kohë kur përgatitet ligji për lirimin e më shumë se një mijë të burgosurve, kryerësve të veprave penale të rënda, kur u njoftua lirim i vrasësve në Liqenin e Smillkovës dhe ku vrasësit shëtitën të lirë në rrugë, pushteti akuzon për terrorizëm, artistë, regjisorë, aktorë, arkitektë dhe mjekë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Përndryshe, edhe dje VMRO-DPMNE-ja protestoi kundër arrestimit të të akuzuarve për terrorin e 27-prillit të 2017-s. Siç tha dje lideri i kësaj partie, Nikolla Gruevski, “nga kjo parti kërkojnë lirim të mënjëhershëm të të arrestuarve”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button