Terrori i 27-prillit, Qeveria e Maqedonisë deklarohet për arrestimet e djeshme

Nga Qeveria e Maqedonisë sot komentuan arrestimet e djeshme të të akuzuarve në bazë të veprës penale, “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese”, duke thënë se insitucionet janë të detyruara që të zbardhin rastin, raporton Portalb.mk.

LEXO: Kryeministri Zaev tregoi se çfarë kanë biseduar në takim me Gjorgje Ivanovin dhe Nikolla Gruevskin

Këtë e bëri të ditur sot zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski.

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski
Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovski

“Qeveria e Maqedonisë vlerëson se institucionet në vend kanë kredibilitet të plotë që të informojnë në bazë të ligjeve në lidhje me rastin e 27-prillit. Konsiderojmë se institucionet janë të detyruara që ta zbardhin rastin duke u thirr në sundimin e ligjit dhe të drejtësisë dhe të mos përsëritet rasti i njëjtë”, tha Boshnjakovski.

Sa i takon takimit të mbrëmshëm ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev dhe liderit të opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski në presidencën e Maqedonisë, Gjorge Ivanovit, nga Qeveria e Maqedonisë konsiderojnë se “është një mbledhje e rregullt, në kuadër të proceseve demokratike. Thirrja ka ardhur nga presidentit i Ivanovit, kryeministri Zaev ka qenë i pranishëm në atë takim dhe atje u bisedua për çështjet e hapura dhe ngjarjet që kanë ndodhur ditë më parë. Në takim ka qenë edhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski”, tha Boshnjakovski.

Se nëse ka qenë i rregullt takimi, pse nuk u informuan mediat për të, Boshnjakovski tha “takimi i Ivanov – Gruevski – Zaev, është organizuar kabineti i kryetarit të shtetit dhe ju udhëzojë që këtë çështje ta shtroni në kabinetin e Ivanovit”.

Përndryshe, takimi u mbajt pas arrestimit të djeshëm të 36 personave për dhunën në Kuvend më 27 prill. Në lidhje me takimin e mbrëmshëm nga kabineti i Ivanovit thanë se: “Qëllimi i takimit ishte të stimulohet pajtim dhe normalizim i proceseve politike në Republikën e Maqedonisë. Të pranishmit në takim u dakorduan bisedat të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, qëndron në kumtesë.

Ndryshe, më 27 prill të 2017 në Kuvendin e Maqedonisë protestuesit e “Maqedoni të Përbashkët” pas shpalljes së kryeparlamentarit të ri të Maqedonisë, Talat Xhaferi hyrën në shtëpinë legjislative duke demoluar dhe terrorizuar gjithçka para vetes. Në këtë sulm ndaj Kuvendit u sulmuan edhe deputetë e gazetarë të shumtë.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button