Zbulohet Range Rover super luksoz (FOTO)

Land Rover ka zbuluar një version të përditësuar të modelit të tij Range Rover para panairit të veturave në Los Angelos, i quajtur Range Rover SVAutobiography.

Ky është Range Rover më i shtrenjtë që është prodhuar ndonjëherë. Çmimin e ka rreth 200 mijë euro, ndërsa ka motorin 5.0 litërsh supercharged V8, transmeton Koha.net.

Nga jashtë kjo veturë nuk ka shumë ndryshime nga modeli standard, por nga brenda është krejtësisht tjetër.

Nga pas ka vetëm dy ulëse, por që janë ultra ekskluzive luksoze, të cilat bëjnë edhe masazh, kanë ekran nga para, e në mes të tyre është edhe një frigorifer i cili mund të mbajë 2 shishe verë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP