Al Xhazira: Hojt Ji do ta zëvendësojë Xhes Bejlin në Maqedoni (Video)

Hojt Brajan Ji, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, prej vitit të ardhshëm do të jetë ambasador i ri i SHBA-së në Maqedoni, lajmëroi korrespondenti i “Al Xhazira Ballkans”, duke iu referuar burimeve të Departamentit amerikan të Shtetit.

Hojt Ji do ta zëvendësojë ambasadorin aktual Xhes Bejli, i cili ishte emëruar në dhjetor të vitit 2014. Hojt Ji është diplomat me përvojë dhe njohës i mirë i Ballkanit, i cili karrierën e filloi në vitet e 90-ta me të ashtuquajturin “buldozer amerikan”, Riçard Hollbruk.

Dërgimi i Ji-së në Maqedoni vlerësohet si konfirmim i angazhimit të shtuar të Uashingtonit në Ballkan, para së gjithash, për shkak të tentimeve të Moskës për imponim të ndikimit të saj në rajon.

Tani për tani nuk ka informata për emërimin e Ji-së dhe për atë se kush do ta zëvendësojë në Departamentin e Shtetit. Si trashëgimtarë të mundshëm përmenden Xhonatan Mur, shef aktual i misionit të OSBE-së në BeH dhe ish-drejtori për Evropë qendrore dhe jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, si dhe Kondoliza Rajs, ish-sekretare amerikane e Shtetit dhe këshilltare për siguri kombëtare në mandatin e dy presidentëve amerikanë, e cila tani ceket edhe si e dërguar e posaçme e mundshme e presidentit Tramp për Bllkanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button