Edhe një i akuzuar në rastin “Shuplakat” e ka pranuar fajin

I akuzuari i parë në rastin “Shuplakat”, Jordan Ristevski, përpara se gjykatësi ta anulojë seancën gjyqësore për shkak të mungesës së njërit prej avokatëve, ka kërkuar fjalë nga gjykatësi dhe e ka pranuar fajin, njofton Portalb.mk.

“Pas seancës së fundit, pasi që i pash veprat për të cilat akuzohem, dua të them se e pranoj veprën e kryer dhe ndjej pendesë të thellë”, tha Ristevski.

Pas kësaj, avokati i tij, Boro Ristevski ia ka mohuar autorizimin, duke thënë se, nuk mundet që të përfaqësojë njëkohësisht të akuzuar që nuk e pranojnë fajin dhe të akuzuar që e pranon fajin.

Për momentin, gjykatësi është tërhequr që të vendos nëse do të vazhdojë seanca për të në procedurë të ndarë ose do të caktohet seancë e re. Gjykimi për të akuzuarit tjerë sipas të gjitha gjasave do të vazhdojë më 7 dhjetor.

Përpara Ristevskit, për ratin e njëjtë fajin e ka pranuar edhe Tomsillav Llazarov, i cili u dënua me 6 muaj burg me kusht.

sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale Publike, të akuzuarit, kanë nxitur dhe ka organizuar disa anëtarë të VMRO-DPMNE për protestë kundër rrënimit të kishës “Shën Konstandini dhe Elena” e cila ishte në fazën e ndërtimit në bulevardin “Maqedonia”.

Në mes të akuzuarve për rastin “Shuplakat” janë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputetja, Daniella Rangellove dhe dhjetëra persona tjerë.

Më poshtë mund ta dëgjoni bisedën e përgjuar:

One thought on “Edhe një i akuzuar në rastin “Shuplakat” e ka pranuar fajin

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP