Heqja e imunitetit, deputetët Tarçullovski dhe Mukoski duhet të votojnë për fatin e tyre

Johan Tarçullovski dhe Kërsto Mukoski, duhet të votojnë për fatin e tyre, gjegjësisht për heqjen e imunitetit që dje ka kërkuar Gjykata nga Kuvendi, njofton Portalb.mk.

Komisioni për Çështje të Rregullores së Imunitetit dhe Mandatit pritet që nesër të debatojë për kërkesën e Gjykatës për marrjen e imunitetit për gjashtë deputetë, të cilët Prokuroria i ngarkon për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit, ndërsa lidhur me dhunën në Kuvend më 27 prill.

Komisioni kuvendor për Çështje të rregulloreve dhe të mandatit dhe imunitetit pasdite rreth orës 15 duhet të mbajë seancë në të cilën do të vendos për kërkesat nga gjykata për heqjen e imunitetit gjashtë deputetëve të cilët prokuroria i akuzon për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë të shtetit, ndërsa lidhur me ngjarjet në Kuvend më 27 prill të këtij viti.

Përbërja e Komisionit për Çështje të Rregullores dhe Mandatit, është i përbërë nga kryetari, nënkryetari dhe 8 anëtarë. Në këtë komision LSDM e ka kryetarin, nënkryetarin dhe 3 anëtarë, BDI e ka një anëtar, VMRO-DPMNE 4 anëtarë.

Ndryshe, policia me urdhër të Prokurorisë Publike dje në mëngjes e arrestoi ish-ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov. Përveç tij, janë arrestuar edhe deputetët të cilët i hapën dyert e Kuvendit, si dhe një pjesë e organizatorëve të protestave, Kërsto Mukovski, Sasho Vasilevski, Zhaklina Peshevska, si dhe ish-drejtori i OBM-së Igor Durllovski, aktorët Vllado Jovanovski dhe Boris Damovski, Bogdan Ilievski, Goran Angelov Qoseto të cilët janë vetëm një pjesë e të arrestuarve.

Në Gjykatën Penale në Shkup sot ka përfunduar marrja në pyetje e të arrestuarve, ndërkaq vendimet vendimet për fatin e tyre po përgatiten dhe se pritet që të publikohen gjatë ditës.

Mbrëmë u caktua masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh për pesë persona në mesin e të cilëve është edhe Mitko Çavkov dhe Igor Durllovski, i cili ishte pjesë e iniciativës qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”.

Dy personave u është caktuar masë paraburgimi shtëpiak.

Gjatë ditës së djeshme krahas deputetëve janë arrestuar edhe 20 persona të cilët përndiqen për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button