Maqedoni, të këndosh në operë dhe të kesh fëmijë, nuk të liron nga hetimi gjyqësor

A konsiderohet argument valid fakti se i arrestuari ishte mjek, interpretues opere ose deputet? Personat arrestohen për atë për të cilën dyshohet se e kanë kryer, dhe jo në bazë të asaj se çka janë me profesion, thotë Voislav Zafirovski, raporton Dojçe Vele.

Patetike, populiste dhe pa asnjë argument juridik. Këto janë vetëm një pjesë e vërejtjeve me anë të së cilave iu drejtua opinionit, lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski pas arrestimeve të deputetëve të partisë së tij, për shkak të pjesëmarrjes në dhunën në kuvend më 27 prill, përcjell Portalb.mk.

27 prill Kuvend
27 prill Kuvend

“Si mund të përdoret si argument fakti se në mesin e të arrestuarve kishte mjek, interpretues opere, regjisor ose deputet?” pyet në mënyrë retorike Voisllav Zafirovski, ish ndihmës-ministër për kontroll të brendshëm në MPB dhe ish-kryetar i Komisionit për Antikorupsion.

“Personat arrestohen në bazë të fakteve për atë për të cilën dyshohet se e kanë kryer, dhe jo në bazë të profesionit të tyre. Çdokush i cili është i dyshuar për vepër penale mund të arrestohet, pa marrë parasysh nëse ka performuar në shkallën milaneze ose ka qenë kryeministër, thotë ai.

Zafirovski mbron qëndrimin se për “për të enjten e përgjakshme” të cilën e publikoi menjëherë pas ngjarjeve në parlament, të cilën e titulloi: Pushtimi i kuvendit-skenar i Gruevskit, me regji të Çavkovit.

Mediat opozitare e transmetojnë deklaratën e vajzës së të arrestuarit, ish drejtorit të DSK-së, Mitko Çavkov, se nuk mund të akuzohet për terrorizëm babai i saj, i cili gjatë gjithë karrierës profesionale ka shërbyer në MPB dhe i është dedikuar gjatë gjithë kohës ruajtjes së ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Ajo me keqardhje tha se në mëngjes nuk u lejua ti jepet as terapia shëndetësore.

“Nuk besoj në shtetin ligjor. Faji i vetëm i babait tim ka qenë se ka dashur ta ruaj shtetin”, tha Zorica Çavkova.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov është në mesin e të paraburgosurve.

Kush e mbrojti shtetin?

Mitko Çavkov
Mitko Çavkov

Zafirovski rikujton se pas ngjarjeve të 27 prillit, Çavkov në pres konferencë kumtoi se Shtabi Operativ i MPB-së të cilin ai e udhëhiqte, nuk kishte informacione se në ditën kritike, pas orës 18 në parlament do të zgjidhej Kryetari i parlamentit, dhe rrjedhimisht ka paraparë se protesta ashtu si deri më atëherë do të kaloj në atmosferë të qetë. Për shkak të vlerësimeve të tilla, nuk u angazhuan numër më i madh i zyrtarëve policor. Por deri më sot mbetet e paqartë se pse në momentet kyçe (më shumë se një orë) Çavkov nuk ishte i qasshëm në telefon për Ministrin e Punëve të Brendshme, ndërsa rregullisht u përgjigjej thirrjeve të liderit partiak (Nikolla Gruevski), i cili në atë kohë ishte në Vienë, dhe pse i referohej atij për ngjarjet në kuvend dhe ku ishte gjatë kohës që iu shmang detyrimeve në shtabin operativ?

Në rrjetet sociale ka një varg kritikash edhe për “argumentet” e Gruevskit të tipit- “u burgos babai i tre fëmijëve, nëna e tre fëmijëve e kështu me rradhë…

“Çka janë këto argumente? Sikur ato të “Marimanga” (TV A1) nuk kishin fëmijë kur i burgosën? Edhe Lube Boshkovski kishte tre fëmijë. Pastaj dy ose tre fëmijë kishin edhe shumë të tjerë të cilët i burgosën para kamerave, por jo për dhunë të evidentuar por për raste të montuara”…, thonë disa nga komentuesit. Të mos harrojmë burgimet për rastin “Monstra”.

Protesta “aty për aty”

Nën pretekstin se bëhet fjalë për persekutim politik, të udhëzuar nëpërmjet thirrjes së VMRO-DPMNE-së dhe të drejtuar nga lideri partiak Nikolla Gruevski, para Gjykatës Penale, u mbajtën protesta për shkak të arrestimeve të sotshme të deputetëve të kësaj partie, për shkak të pjesëmarrjes në ngjarjet e 27 prillit. Gruevski arriti në protestë pas orës 14:30 i shoqëruar nga anëtarë të partisë dhe nga grupi parlamentar. Aty ishin edhe ish-kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski, Sekretari Gjeneral i VMRO-DPMNE-së Kristian Mickovski, ish-kryetari i Aerodromit, Ivica Konevski, Sonja Tarçullovska, gruaja e deputetit Johan Tarçullovski, aktori Toni Mihajllovski, si dhe familjarë të të arrestuarve. Një pjesë e anëtarëve të grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, pasdite shkuan në takim te shefi i shtetit, Gjorgji Ivanov.

Sezon protestash: Nga “Tvrdokornite” deri te “Për Maqedoni të përbashkët”

Gruevski dhe “populli”

“Dëshiroj të dërgoj një porosi te të gjithë qytetarët se nëse mendojnë se duke u ulur në shtëpi dhe duke shikuar televizor, dikush tjetër do ta mbroj shtetin, mashtrohen rëndë. Atë populli mund ta tregoj me vepër dhe të tregoj një sjellje më ndryshe”, deklaroi Nikolla Gruevski në intervistë për televizionin Sitel më 26 shkurt. Ditën tjetër u mbajt protesta e parë për mbrojtje të atdheut…

Për Maqedoni të përbashkët”

Marshi i parë protestues u mbajt më 27 shkurt. Qytetarë me transparente në përmbajtjen e të cilave kishte mesazhe për mbrojtjen e Maqedonisë u mbajt para Qeverisë, nga ku filloi marshi drejt Parlamentit.

organizatorët e "Për Maqedoni të përbashkët"
organizatorët e “Për Maqedoni të përbashkët”

Udhëheqës të marshit ishin: Bogdan Ilievski, Boris Damovski dhe Igor Durlovski të bashkuar në iniciativën “Për Maqedoni të përbashkët”

“Trvdokornite”

Në disa nga ditët e para të protestave, porosia për “Maqedoni të përbashkët” ishte në plan të dytë, ndërsa ngjarja me protestuesit ishte e përqendruar në transparentet të cilat potenconin mbi partizmin e tyre ose promovimin e Lëvizjes patriotike Maqedonase-“Tvrdokorni”. Motoja në fillim ishte “Marshi Maqedonas-të bashkuar për Maqedoninë”.

Vijat e kuqe

Kërkesa e protestuesve dhe iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” refuzuan pa kushte të ashtu quajturën platformë të Tiranës dhe u angazhuan në mbrojtje të unitetit të Maqedonisë. Ata gjithashtu ishin edhe kundër dy gjuhësisë, kundër idesë së shtetit binacional, kundër ndryshimit të emrit, himnit dhe stemës.

“Maqedoni e pastër”

Organizatorët e protestave insistonin në atë se kërkesat e tyre janë të bazuar në vlerat e tre ilindenëve- bashkëjetesë, respekt dhe tolerancë. “Dëshirojmë të jetojmë në këtë shtet bashkërisht me të gjithë popujt e tjerë- ashtu siç kemi jetuar deri më tani, të vazhdojmë edhe në të ardhmen” deklaroi Bogdan Ilievski- edhe pse në ditën e parë të protestave bënin thirrje për “Maqedoni të pastër” dhe kundër “shqiptarëve të mallkuar”.

Mesazhet e vjetra

Mesazhet politike në transparentet të cilat mund të shiheshin në protesta kanë një simbolikë të njohur. Në to janë të shkruar mesazhe kundër përzierjes së BE-së në krizë, kundër Xhorxh Sorosit dhe ambasadorit të SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejlli- përderisa në të njëjtën kohë shprehnin mbështetje për Donald Trumpin. Ky konstalacion i mesazheve, në të shumtën e rasteve përputhej me retorikën qeveritare, para dhe pas periudhës zgjedhore.

Johanes Han “u mirprit me protesta”

Para vizitës në Shkup më 21 mars, Johanes Han u prit me protesta para zyrave të BE-së nga protestuesit “Për Maqedoni të përbashkët” dhe nga një pjesë e të punësuarve në Transmet. Qytetarët u mblodhën para zyrave të BE-së, ndërsa të punësuarit në kompaninë e Sead Koçanit, me kamionë e bllokuan bulevardin. Han e kishte patjetër të dalë nga dera e prapme pas ndërhyrjes së policisë, pa pasur mundësi tu drejtohej protestuesve.

Miqtë dhe armiqtë mediatik

“Mediumet në target”- thuhej në një prej transparentëve në protesta, duke aluduar në rastin e Sead Koçanit, në të njëjtën kohë pronar i televizionit Nova. Por duket se posaçërisht gazetarët të cilët raportonin nga protestat u gjendën në objektiv të protestuesve. Në ditën e dytë të protestave u sulmuan dy gazetarë të cilët përfunduan me lëndime dhe u dërguan në qendrën urgjente.

Protesta deri pasdite nuk shënoi ndonjë masivitet në pjesëmarrje. Burime nga partia konfirmojnë se një numër i madh i anëtarësisë “nuk u ndjenë mirë” që të vijnë, për shkak se fajtorin kryesor për ngjarjet e 27 prillit dhe për pasojat nga ajo e shohin tek njeriu i parë i partisë. Në krye të partisë dominonte qëndrimi se  “duhet të dalë populli”, por edhe qëndrimi se hetimi mund të arrij deri te “kati kryesor” të pallatit të bardhë. Ndër të fundit i cili arriti në gjykatë nën shoqërimin e policisë ishte njëri nga organizatorët e protestave të pranverës, Bogdan Ilievski (Betmen velit). Gjatë kohës së protestave, komunikacioni rreth gjykatës ishte i bllokuar, ndërsa hapësira ishte e siguruar nga policia. Përderisa të pranishmit para gjyqit herë pas here thërrisnin “Liri, liri”, në gjyq të arrestuarit edhe më tej japin deklaratë para gjykatësit të procedurës para hetimore.  Prokuroria kërkoi masë të paraburgimit për 13 persona. Përveç Çavkovit, të arrestuar janë edhe eprorë të policisë, si dhe deputetët Krsto Mukovski, Zhaklina Peshevska, Sasho Vasilievski, Luben Arnaudov për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” në lidhje me ngjarjet në kuvend më 27 prill të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button