Para Gjykatës Penale qetë, komunikacioni por zhvillohet normalisht

Para Gjykatës Penale në Shkup sot në mëngjes nuk ka qytetarë të cilët protestojnë kundër arrestimeve të personave për pjesëmarrje në ngjarjet në Kuvend të 27 prillit të këtij viti. Komunikacioni, siç lajmëron MIA, po zhvillohet normalisht.

Mbrëmë deri vonë para Gjykatës Penale protestuan ithtarë të VMRO-DPMNE-së dhe anëtarë të familjeve të të arrestuarve. Protesta filloi dje pasdite me thirrjen e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Në protestë folën deputetë aktual dhe të mëparshëm, anëtarë të partisë opozitare, të cilët bënë thirrje për lirim të shpejtë të personave të arrestuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button