Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, ndërsa pasdite nga perëndimi vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare jugore.

Temperatura do të lëvizë prej katër deri në dhjetë gradë.

Në Shkup paradite do të jetë me diell, ndërsa pasdite nga perëndimi vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare jugore. Temperatura do të arrijë deri në shtatë gradë.

Valë e re e lagësht me reshje më të mëdha të shiut do të ketë nga e enjtja deri të shtunën. Fillimisht reshjet do të jenë më intensive në pjesët perëndimore, ndërsa nga e premtja reshje përmbytëse priten pothuajse  gjithkund. Borë do të ketë në malet me të larta se 2000 metra lartësi mbidetare. Të shtunën reshjet do të përcillen edhe me bubullima. Nga gjithë vala e lagësht pritet në më shumë vende të reshin mbi 50 l/m2, ndërsa në pjesët e skajshme perëndimore lokalisht edhe mbi 100l/m2 shi. Të enjten dhe të shtunën në shumë vende do të fryjë erë e përforcuar jugore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button