Qeveria e miratoi Strategjinë për reforma në sektorin gjyqësor

Në seancën e sotme, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për përgatitjen e Strategjisë për reforma në sektorit gjyqësor (2017-2022) me një Plan aksional.

Kjo projekt strategji jep udhëzime, orientime për përmirësimin e sektorit të përgjithshëm gjyqësor duke i tejkaluar mangësitë ekzistuese si të karakterit normativ ashtu edhe institucional, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë.

Strategjia shoqërohet me një Plan aksional që përmban aktivitete, masa dhe afate kohore me implementimin e të cilave pritet të arrihet qëllimi përfundimtar i strategjisë – rikthimi i besimit në institucionet përmes sigurisë ligjore dhe qasjen e një drejtësie të paanshme dhe cilësore për qytetarët.

Projekt strategjia para se të parashtrohej në procedurën e Qeverisë për miratim, tre herë ishte paraqitur për mendim në Komisionin Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button