Të gjithë uruan 28 Nëntorin, “Shkupi Gym” e bëri në mënyrë unike (FOTO)

Festa e 28 Nëntorit, është një ndër ditët më të ndritshme dhe ndër më të mëdha të rilindjes sonë kombëtare. Kjo datë historike sot festohet dhe kremtohet në çdo qytet shqiptar. Por në klubin e fitnesit “ShkupiGYM gjatë kësaj dite kishte një atmosferë të mrekullueshme festive.

Anëtarët e fitnes klubit ShkupiGym
Anëtarët e fitnes klubit ShkupiGym

Të gjithë anëtarët e klubit stërviteshin me plis në kokë dhe përcillnin mesazhe atdhedashurie duke thënë: “Shqipërinë e duam me gjithë zemër, shpirt dhe forcë”. Më pas fotografitë e tyre u shpërndanë në të gjitha rrjetet e mundshme sociale, duke marrë urata dhe lëvdata për mënyrën e qëlluar të urimit që kanë bërë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button