SHF “Ismail Qemali” shënoi Ditën e flamurit dhe patronatin e shkollës në Gostivar

Me program kulturor-artistik, nxënësit e SH “Ismail Qemali”, shënuan sot 28 Nëntorin – Ditën e pavarësisë, datë kjo që përkon edhe me patronatin e shkollës.

SHF “Ismail Qemali” shënoi Ditën e flamurit dhe patronatin e shkollës në Gostivar (6)

Në fillim të manifestimit, përfaqësues të Departamentit të arsimit dhe Kabinetit të kryetarit të komunës së Gostivarit, vendosën lule të freskëta te busti i arkitektit të pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali, që gjendet në oborrin e shkollës.

SHF “Ismail Qemali” shënoi Ditën e flamurit dhe patronatin e shkollës në Gostivar (5)

Programi artistik filloi me intonimin e himnit kombëtar, interpretuar nga kori i shkollës nën dirigjimin e pedagogut të muzikës Muhamet Azizi, për të vazhduar më pas me leximin e referatit kushtuar Ditës së pavarësisë nga ana e pedagoges së historisë, Diana Shabani.

SHF “Ismail Qemali” shënoi Ditën e flamurit dhe patronatin e shkollës në Gostivar (4)

“Historia kombëtare gjatë periudhës së ekzistimit të vet ka pasur ideologë, patriotë dhe rilindas, por vendin më të merituar në periudhën e rilindjes kombëtare e ka Ismail Qemali, i cili jo vetëm që është udhëheqës i lëvizjes kombëtare, por ai ishte edhe kryeministër i parë i Shqipërisë së pavaruar”, theksoi znj. Shabani dhe shtoi se është nder dhe kënaqësi që sot ky institucion mban emrin e tij.

SHF “Ismail Qemali” shënoi Ditën e flamurit dhe patronatin e shkollës në Gostivar (3)

Programi artistik vazhdoi me këngë korale interpretuar nga dy koret e shkollës, përgatitur nga pedagogët e muzikës Muahmet Azizi dhe Fjolla Iseini, solo-këngë dhe poezi me motive patriotike dhe lirike.

SHF “Ismail Qemali” shënoi Ditën e flamurit dhe patronatin e shkollës në Gostivar (2)

Manifesitmi kushtuar Ditës së Pavarësisë dhe patronatit të shkollës, u përmbll me Vallen tiranase, të perfomruar nga grupi valltar i shkollës.

SHF “Ismail Qemali” shënoi Ditën e flamurit dhe patronatin e shkollës në Gostivar (1)

Dita e Flamurit Kombëtar, sot u shënua edhe në shumë shkolla publike të Gostivarit, ndër të cilat edhe në Shkollën fillore “Forina” në fshatin Forinë. Ndërsa mbrëmë në Qendrën për kulturë u mbajt manifestimi qendror në organizim të shkollave publike të qytetit dhe me mbështetje të Komunës së Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button