Shkup, me protestë u kërkua ri-gjykim për rastin “Kumanova” (VIDEO)

14.00- Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve në rastin “Kumanova”, kanë zgjedhur 28 Nëntorin për të mbajtur sërish një protestë në Shkup, përcjell Portalb.mk.

“Jemi mbledhur në këtë datë jo për të festuar por për të protestuar kundër vendimeve të Gjykatës me dënime kapitale kundër pjesëtarëve të Kumanovës duke i dënuar me shtytë shekuj e katërdhjetë e  gjashtë vite burg. Politika dhe politikanët shqiptar në Maqedoni nga viti 2001 deri në 2017 jo që nuk u kujdesën për ta implementuar marrëveshjen e Ohrit në terren por harruan gjakun e derdhur për liri”, tha mes tjerash Artizana Fejzullahi duke fajësuar kryesisht partitë politike shqiptare.

“Forma më e mirë për ta shënuar Ditën e Flamurit është forma e protestës. Sipas asnjë ligji ndërkombarë ajo çka ka ndodhur në Kumanovë nuk ka qenë terrorizëm por, sipas të gjitha normave dhe kualifikimit të veprës për terrorizëm, terrorizmin e ka praktikuar pushteti i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së duke gjuajtur me helikopterë në vendbanim ku nuk ka pasur caqe të selektuar. Për këtë ne kërkojmë të rikualifikohet vepra”, tha mes tjerash Shpëtim Pollozhani.

“Të bëj një apel për gjithë ata politikanë shqiptarë të cilët saherë që kanë ndodhur këto raste dhe dijeni që këto raste nuk kanë ndodhur rastësisht dhe çdo qeveri jo rastësisht, gjithë këto raste pala tjetër i ka provuar se sa politikanët shqiptarë jenë në gjendje të mbrojnë kombin e vetë apo karriget e veta dhe fatkeqësisht brenda kësaj kohe ne kemi qenë dëshmitarë që ata kanë mbrojtur vetëm karriget e veta dhe asnjëherë nuk kanë mbrojtur kombin sepse asnjëherë nuk kanë apstenuar nga kjo qeveri për të mbrojtur ata djem dhe vajza dhe mbi të gjitha për të mbrojtur amblemën e UÇK-së”, tha mes tjerash kreu i OVL-UÇK-së, Besim Hoda.

10.00- Protesta kundër vendimit të Gjykatës Supreme në Shkup kanë nisur nga dita e shpalljes së vendimit, në Pejë, në Gjilan dhe në Prishtinë.

Ndryshe, në Gjykatën Supreme të Shkupit u dha vendimi për 33 persona të rastit të “Kumanovës”, ndaj të cilëve u parashtrua dënim me shtatë shekuj e gjysmë burgNga gjithë të akuzuarit, vetëm 4 u shpallën të pafajshëm. Vendimi i sotëm i parapriu procesit gjyqësor që zgjati për më shumë se dy vjet.

Ndryshe, më 9 dhe 10 maj 2015, në Lagjen e Trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë. Në të shtënat jetën e humbën tetë policë të njësiteve speciale dhe të veçanta të MPB-së, ndërsa katërmbëdhjetë u lënduan rëndë. U vranë edhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button