Han: Në BE ka vullnet gjithnjë e më të madh për pranim të Ballkanit Perëndimor

Në BE ekziston gjithnjë e më shumë vullnet për t’u shqyrtuar anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me çka do të garantohej paqja në rajon, deklaroi sot eurokomisari për zgjerim, Johanes Han.

“Në mesin e shteteve anëtare të BE-së ekziston më shumë dëshirë për t’u marrë me zgjerimin se sa para një viti”, theksoi Han për gazetën austriake “Viner cajtung”.

Ai theksoi se “vendet anëtare kuptuan se paqja mund të sigurohet në Ballkan, ndërsa perspektiva për anëtarësim në BE është kyçe për atë”.

Han vlerësoi se Ballkani Perëndimor dhe 20 milionë njerëzit të cilët jetojnë në atë rajon janë treg mjaft tërheqës për BE-në dhe potencoi se “shteti i ri anëtar nuk është barrë, por pasuri”.

Njëherit, Han theksoi se nuk dakordohet me idenë “Evropa në disa shpejtësi”, sepse kjo do të çonte që shtetet-anëtare të largohen njëra prej tjetrës. Në vend të kësaj do të duhej të bëhen përpjekje që shtetet më të dobëta të përforcohen, e me këtë edhe e tërë BE-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button