Elon Musk paralajmëron për rrezikun nga robotët (VIDEO)

Elon Musk edhe njëherë ka folur për frikën e fuqizimit të makinave.

Duke iu përgjigjur një komenti rreth një videoje në të cilën shihet një robot duke bërë një rrotullim mbrapa në ajër, themeluesi i Tesla ka folur për nevojën e kontrollit në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale, transmeton Klan Kosova.

Përndryshe, sipas tij, mund t’i themi lamtumirë njerëzimit.

Miliarderi është kritik ndaj progresit të teknologjisë së tillë pa u kontrolluar, duke e quajtur “rrezik fundamental për ekzistencën e civilizimit njerëzor”.

Ndërsa në video mund të shihni robotin Atlas të zhvilluar nga Boston Dynamic’s Atlas, i cili është dy metra i gjatë dhe peshon 75 kg.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP