SHBA-ja planifikon ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për grupet të cilat kanë vepruar kundër SHI-së në Siri dhe Irak

SHBA-ja planifikon ta zvogëlojë mbështetjen ushtarake për grupet të cilat luftuan kundër “Shtetit Islamik” (SHI) në Irak dhe Siri, por kjo nuk do të thotë se Uashingtoni do ta ndërpresë tërë ndihmën për ato grupe, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders.

Ajo saktëson se me zvogëlimin e kontrolleve terroriste nga SHI-ja, SHBA-ja është në pozitë të ndalojë me sigurimin e pajisjeve ushtarake për grupe të caktuara, por kjo nuk do të thotë ndërprerje e tërë mbështetjes për ata.

Të premten, Turqia publikoi se presidenti amerikan, Donald Tramp e informoi kolegun turk Rexhep Taip Erdogan se janë dhënë instruksione që SHBA-ja të mos i furnizojë me armë ushtarët kurd të Sirisë, të cilët konsiderohen si kërcënim për Ankaranë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button