Ligji për gjuhët do të vlejë gjithkund, por nuk do të zbatohet në të gjithë vendin

Duke folur për mediumet pas ngjarjes në të cilën u nënshkruan marrëveshje për mbështetje të bujqve të rinj në Ministrinë e Bujqësisë, Ujësjellësit dhe Pylltarisë, kryetari i Qeverisë së RM-së, Zoran Zaev, dha deklaratën në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si pjesërisht të vërtet:

Absolutisht nuk do të ketë dygjuhësi në të gjithë institucionet e territorit të RM-së. Ligji për gjuhët është në pajtim me Kushtetutën dhe me të vetëm se do të avancohen disa praktika të nevojshme të qytetarëve për të cilët deri më tani nuk kanë qenë praktike.  

Kryeministri Zoran Zaev, duke ju përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe në Republikën e Maqedonisë, në pajtim me draft-ligjin për përdorimin e gjuhëve, mbajti qëndrim se ai ligj nuk do të përdoret në të gjithë institucionet nëpër territorin e RM-së, gjë që është pjesërisht e saktë. Që të verifikojmë këtë pretendim të Zaevit shqyrtuam në detaje të propozim-ligjin e përdorimit të gjuhëve, që është publikuar më shumë se një muaj nga na e Ministrisë së Drejtësisë, ndërsa tashmë gjendet edhe në procedurat e Kuvendit të RM-së. Për verifikimin e një deklaratë të këtilla kryesorë janë neni një dhe dy, dhe më pas disa prej neneve të draft-ligjit, i cili ka 25 nene. Në nenin 1, paragrafi 3 thuhet se ky ligj do të vlejë çdo kund nëse ai votohet:

Në të gjitha organet e pushtetit shtetërorë në Republikën e Maqedonisë, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata dhe ente, komisione, persona juridik që kryejnë autorizime publike në pajtim me ligjin dhe institucione tjera, gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj është edhe alfabeti dhe gjuha që flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, në mënyrën e përcaktuar me këtë ligj

Siç mund të vërehet se me shtrirjen e gjerë të asaj se ku do të jetë zyrtare gjuha shqipe njëjtë si gjuha maqedonase, del se do të përfshihet i gjithë territori i RM-së, shkruan “Vërtetëmatësi“.

Një gjë të tillë dëshmon edhe paragrafi 3 i nenit 2 nga propozim-ligji, ku numërohen më mënyrë të detajuar mënyrat e përdorimit të gjuhës shqipe dhe institucionet ku do të përdoret ajo:

 Në institucionet nga neni 1 paragrafi (3) të këtij ligji të pushtetit shtetëror në Republikën e Maqedonisë gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe alfabetit të saj është edhe gjuha që e flasin më së paku 20% të qytetarëve në R.M dhe alfabeti i tyre dhe atë në: komunikimin, përdorimin dhe zbatimin në të gjitha procedurat e qytetarëve para të gjitha organeve që e përbëjnë pushtetin qendrorë (Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjykatat, Prokuroria publike), Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, në procesin zgjedhor, arsimor, shkencor, shëndetësor, kulturor, zbatimin e autorizimeve policore, veprimtarisë radiodifuzive, noterëve, përmbarimit, objekteve infrastrukturore, evidentimit amë, dokumentet personal, financat, ekonomia si dhe në sferat tjera.

Prej këtu mund që të nxirret përfundimi se gjuha e dytë zyrtare, gjuha shqipe, do të jetë zyrtare në të gjithë territorin e RM-së. Por, nëse shihet disa nene nga propozim-ligji, del se zyrtarizim të plotë do të ketë në territoret e njësive të vetëqeverisjes lokale nëpër të cilët jetojnë së paku 20% i qytetarëve të cilët e flasin gjuhën e dytë zyrtare. Andaj në nenin 8 nga propozim-ligji, paragrafi 3 thuhet:

Uniformat e policisë; zjarrfikësve; shëndetësisë; në Shkup dhe në komunat në të cilat së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare ndryshe nga gjuha maqedonase janë të shkruara në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë dhe alfabetin e saj.

Siç mund të vërehet, ky rregull për uniformat edhe atë në shërbimet publike të paracaktuara, ka të bëj vetëm për Shkupin dhe për ato komuna ku 20% i qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase. Në këtë drejtim është me interes analiza e dispozitës në vazhdim prej nenit 16 në paragrafin 1 dhe paragrafin 2:

(1) Emri i rrugëve, sheshit, urës dhe objekteve tjera infrastrukturore në të gjithë njësitë e vetëqeverisjes lokale te të cilat 20% e qytetarëve flasin gjuhë ndryshe nga gjuha maqedonase dhe në Shkup shkruhet në gjuhë maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si dhe në gjuhën të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabetin e saj si dhe në gjuhë të cilat janë gjithëpërfshirëse nga bashkësia ndërkombëtare. (2) Në vendkalimet kufitare të Republikës së Maqedonisë si dhe aeroportet në rajonet ku 20% e qytetarëve flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase, titujt e institucioneve mbishkrimet tjera dhe udhërrëfyesit shkruhen në gjuhë maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik si dhe në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve dhe alfabetin e tyre.

Kjo praktikisht do të nënkuptonte se objektet infrastrukturore ose kalimet kufitare dhe aeroportet do të shënohen në varësi të numrit të banorëve të cilët e flasin gjuhën e dytë zyrtare, gjuhën shqipe, në zonë të caktuar (dhe kjo zonë nuk është definuar saktësisht, ndërsa duhet të përcaktohet që të mos shkaktohet konfuzion). Ose, nëse kalimet kufitare në jugperëndim, veriperëndim dhe verilindje të Maqedonisë do shënohen edhe në gjuhën maqedonase edhe në gjuhën shqipe, dhe kjo nuk do të vlejë për kalimet kufitare, për shembull, në Maqedoninë lindore ose në jug, në kalim kryesorë me Greqinë – “Bogorodica”. Edhe pse është propozim-ligj, në diskutimin e amendamenteve duket sikur do të jetë e nevojshme që disa çështje të qartësohen, siç është definicioni për përdorimin e gjuhës në polici dhe në shëndetësi. Për shkak të argumenteve të shkruara më lartë, me citimet e vendimit ligjor të propozuar të cilët janë të qartë dhe të padiskutueshëm, vlerësojmë se deklarata e kryeministrit Zoran Zaev se “absolutisht nuk do të ketë dygjuhësi në të gjithë institucionet e territorit të në RM”,  është pjesërisht e vërtetë, gjegjësisht bëhet fjalë për të vërtetë të përgjysmuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button