Arrestimet për terrorin e 27-prillit në Kuvend, Gruevski dhe VMRO me protestë para Gjykatës së Shkupit (VIDEO-FOTO)

Protestuesit kërkojnë të lirohen 36 të arrestuarit për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Sekretari gjeneral i VMTO-së, Hrisitian Mickovski thotë për Portalb.mk se nuk do të ndalen së protestuari deri sa t’ia arrijnë qëllimit të tyre.

15.15- Protestuesit kërkojnë të lirohen 36 të arrestuarit për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Në protestë janë funksionarë të lartë të VMRO-së së bashku me liderin Nikolla Gruevski.

Protestat e VMRO-se (1) Protestat e VMRO-se (2)

14.40- Lideri i kësaj partie Nikolla Gruevski i bashkëngjitet protestës së VMRO-së para Gjykatës në Shkup.

14.25 – Protestuesit e presin liderin e VMRO-së, Nikolla Gruevski të merr pjesë në protesta. Mes tyre janë funksionarë si sekretari gjeneral Hrisitian Mickovski, ish drejtori i arkivit shtetëror Filip Petrovski, ish kryetari i Komunës së Aerodromit Ivica Konevski.

Protestat vmro11 Ivica Protestat vmro111

Filip Petrovski Protestat vmro11

13.25 – Dhjetra simpatizantë të partisë VMRO DPMNE janë mbledhur para Gjykatës Themelor Shkupi 1 për të protestuar. Situata është e qetë.

Protesta VMRO1

10.00 – “VMRO-DPMNE-ja sot është sulmuar nga junta antishtetërore e Zoran Zaevit”, akuzojnë nga opozita maqedonase pas aksionit të sotëm ku u arrestuan pjesëtar të kësaj partie të cilët kanë qenë të përfshirë në sulmin e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Policia sulmoi në shtëpitë e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, anëtarët e Kryesisë Qendrore, funksionarë të mëhershëm partiak dhe persona të tjerë publik. Policia me urdhër të Zoran Zaevit nuk respektoi imunitetin e deputetit, por vetëm urdhrat partiake për qërim hesapesh me jo bashkëmendimtarët”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se sulmi i sotëm dhe arrestimi i funksionarëve të VMRO-DPMNE-së është përpjekje që të heshtet opozita dhe të dëmtohet revolta e partisë kundër të gjitha politikave antishtetërore që realizohen nga Qeveria e Maqedonisë gjatë periudhës së fundit.

Siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE-ja, protesta do të mbahet para Gjykatës Themelore Shkup me fillim prej ora 13:30.

Ndryshe, sot në mëngjes MPB e ka arrestuar ish ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, si dhe aktori Vllado Jovanovski, Goran Angellov – Qoseto nga Velesi, deputetja Zhaklina Stefanovska, deputeti Kërsto Mukoski, ish drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor Sashe Stefanovski, deputeti Luben Arnaudov nga Ohri, ish drejtori i Operas dhe Baletit, Igor Durullovski dhe të tjerë, ndërjaq jo-zyrtarisht po kërkohen për t’u arrestuar udhëheqësi i protestave Bogdan Ilievski dhe deputetët, Johan Tarçullovski dhe Sashe Vasilevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button