Kosovë, sot sërish protestohet kundër vendimit në rastin “Kumanova”

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarët e të vrarëve dhe të arrestuarve në rastin “Kumanova”, kanë zgjedhur 28 Nëntorin për të mbajtur një protestë në Prishtinë, përcjell Portalb.mk.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe veteranëve, që të marrin pjesë në protestë, e cila mbahet kundër dënimit të të dënuarve të Grupit të Kumanovës.

Protesta do të mbahet para Tetarit Kombëtar dhe fillon në ora 14:00.

Përndryshe, protesta kundër vendimit të Gjykatës Supreme në Shkup kanë nisur nga dita e shpalljes së vendimit, në Pejë, në Gjilan dhe në Prishtinë.

Ndryshe, në Gjykatën Supreme të Shkupit u dha vendimi për 33 persona të rastit të “Kumanovës”, ndaj të cilëve u parashtrua dënim me shtatë shekuj e gjysmë burgNga gjithë të akuzuarit, vetëm 4 u shpallën të pafajshëm. Vendimi i sotëm i parapriu procesit gjyqësor që zgjati për më shumë se dy vjet.

Ndryshe, më 9 dhe 10 maj 2015, në Lagjen e Trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përplas me forcat e sigurisë. Në të shtënat jetën e humbën tetë policë të njësiteve speciale dhe të veçanta të MPB-së, ndërsa katërmbëdhjetë u lënduan rëndë. U vranë edhe dhjetë persona të grupit të armatosur.

LEXO MË SHUMË:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button