Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me erë të matur deri të përforcuar veriore. Pasdite në pjesët lindore do të ketë kushte për reshje të dobëta të borës.

Temperatura do të lëvizë prej minus deri tre deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej minus një deri në pesë gradë.

Në Shkup do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe ftohtë me erë të matur deri të përforcuar veriore. Temperatura do të arrijë deri në katër gradë.

Nesër në mëngjes do të jetë shumë ftohtë, ndërsa brenda ditës do të  jetë kryesisht me diell dhe pa reshje. Valë e re e lagësht me reshje më të mëdha të shiut do të ketë nga e enjtja. Në malet më të larta mbi 2000 metra lartësi mbidetare do të ketë edhe reshje të borës. Të enjten do të fryjë erë herë pas herë e përforcuar juglindore, ndërsa nga e premtja temperaturat gjithkund do të jenë pozitive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button