Abrashi nuk njeh Ahmetin për kryetar të Prishtinës, insiston në rinumërim

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, është deklaruar më në fund rreth rezultateve të balotazhit të 19 nëntorit dhe pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të ardhura me postë, të cilat e nxjerrin fitues rivalin e tij nga Vetëvendosje, Shpend Ahmetin.

Përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, Abrashi ka falënderuar 41.879 votuesit që votuan për të të dielën e 19 nëntorit.

Ai ka thënë se është në pritje të shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ-së, por ka shtuar se insiston në rinumërimin e të gjitha votave, sepse, ky proces do të hiqte çdo dilemë dhe do të ruante besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në rezultatin përfundimtar të këtij procesi.

“Rinumërimi nuk cenon të drejtën e askujt, moslejimi i tij pa një bazë të qartë ligjore përkundër dëshmive tona ndërsa, cenon të drejtën time dhe të votuesve vota e të cilëve duket se është manipuluar”, ka shkruar ai.

Arban Abrashi thekson se rinumërimi edhe në të kaluarën ka ndodhur në Kosovë dhe se nga ky proces nuk ka nevojë të frikësohet askush.

“Prandaj ne jemi duke shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore që të realizojmë rinumërimin si mekanizëm i vetëm që korrigjon dhe saktëson rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kryetar të Prishtinës”, ka shkruar ai.

Ndryshe, sipas rezultateve ende preliminare, Shpend Ahmeti është fitues i garës për ta drejtuar kryeqytetin edhe për katër vjet

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP