Nivel i lartë i rrezikut nga vullkani në Indonezi

Afro 100 mijë njerëz janë evakuar nga mali Agung në Bali, pas frikës nga shpërthimi i mundshëm i vullkanit.

Autoritetet indoneziane kanë paralajmëruar rrezik të shkallës së lartë dhe kanë zgjëruar zonën që konsiderohet e rrezikshme përreth pjesës vullkanike, transmeton REL.

Aeroporti i ishullit është mbyllur, duke lënë në pritje mijëra turistë.

Sipas autoriteteve, është parë gaz i zi dhe flakë deri në 3.400 metra.

Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë larg gurëve afër malit ku është ndezur vullkani

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button