Në tentim që të grabisin këmbimore në Kisella Vodë, dy grabitësit u vranë nga pronari

 Dy persona të panjohur në tentim që të kryejnë grabitje në një këmbimore në Kisella Vodë, pasdite janë vrarë nga pronari i këmbimores, 58-vjeçari G.A. nga Shkupi, konfirmoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Grabitja dhe vrasja e dyfishtë kanë ndodhur në ora 16:30 minuta në bul. “Boris Trajkovski” në Shkup. Të shtënat me armë zjarri kanë qenë në këmbimoren, ku ka qenë pronari i saj, transmeton MIA. 

Nga MPB-ja njoftojnë se dy sulmuesit tani për tani janë persona të panjohur dhe punohet në identifikimin e tyre.

“Ata kanë hyrë në kohën e cekur në këmbimore, ku ka qenë pronari “G.A. (58). Ne tentim që të kyejnë grabitje dhe të armatosur me armë zjarri, së pari ka ndodhur zënkë fizike me pronarin e këmbimores, pas çka G.A. e mori pistoletën dhe ka shtënë në drejtim të sulmuesve, të cilët kanë vdekur në vendin e ngjarjes”, informoi MPB-ja.

Incidenti u denoncua në ora 16:35 në Njësinë për raportim dhe komandë. Forcat policore pas lajmërimit kanë dalë nga vendi i ngjarjes, ku në prani dhe kompetencë të prokurorit kujdestar publik ka filluar ekspertiza.

Nga MPB-ja kumtuan se SPB Shkup në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kujdestar publik punon në ndriçimin e rastit dhe pas dokumentimit të tij të tërësishëm, opinioni do të informohet.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. bravo per pronarin e kembimores,me ne fund doli nje burre qe mbrojti djersen e vet me dinjitet,plumba per grabitqaret …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button