Ukrainë: Arrestime në tubimin e shefave të mafias

Policia në Kiev të Ukrainës i ka arrestuar më se 60 vetë në një tubim të shefave të krimit të organizuar.Autoritetet thanë se arrestimet janë bërë mbrëmë vonë gjatë ndërhyrjes së policisë dhe forcave speciale urkainase, në një restorant në një lagje historike të kryeqytetit Kiev, shkruan REL.

Në deklaratën e policisë theksohet se ndër personat e tubuar në Kiev kishte edhe bosa të fuqishëm të krimit mafioz, të cilët kanë mundur të “ndikonin në situatën e krimit në Kiev dhe rajonet e tjera” të vendit.

Andriy Krishchenko, zyrtar i lartë policor në Kiev, tha se 60 persona të dyshuar janë dërguar në selinë e policisë për marrje në pyetje.

“Doli se shumica prej tyre kanë të kaluar kriminale dhe i kanë vuajtur dënimet në burg, për kryerje të tipeve të ndryshme të krimeve”, tha ky zyrtar.

Sipas tij, hetuesit do të vendosin për akuzat eventuale kundër tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button