Zyrtarisht të fejuar, në pranverë bëhuni gati për një dasmë të madhe princërore

Tashmë bëhuni gati për një dasmë mbretërore, pasi princ Harry dhe Meghan Markle janë zyrtarisht të fejuar. Lajmin e ka konfirmuar vetë familja mbretërore nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar në Twitter, ku shkruhet: Princ Harry dhe Meghan Markle janë zyrtarisht të fejuar, shkruan Class.

Prej kohësh ishte diskutuar ky lajm, që pas zhvendosjes së Meghan në Londër. Tashmë që çifti ynë i preferuar janë fejuar, të gjithë kanë nxituar të pyesin për dasmën: kur do bëhet, ku, a do të jetë një dasmë e madhe si ajo e princ William dhe e Kate? Gjithsesi këto pyetje nuk mund të marrin një përgjigje ende. Ajo që dihet, sipas burimeve për Daily Mail, është se data e martesës do të njoftohet në fillim të muajit janar.

Megjithatë përgatitjet kanë filluar që tani. Princ Harry ka gati për të fejuarën e tij tashmë, një unazë unike, të  dizenjuar nga vetë ai, me gurë diamante të marra nga një bizhuteri e nënës së tij të ndjerë.

Shumë romantike, apo jo?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button